Ish kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli ka komentuar situatën në PD dhe përplasjen Basha-Berisha.
Në studion e Quo Vadis, Kadilli theksoi se lëvizja e Berishës nuk është zgjidhje edhe pse i trazoi ujërat në parti. Sipas tij, PD nuk fiton dot as me Bashën e as me Berishën
Advertisement
“Për mua nuk është zgjidhje edhe pse i trazoi ujërat. Unë kur shoh Bashën shoh tej për tej është bosh, më duket sikur s’ shoh njeri. Kur shoh Berishën shoh një person 100% politik por të konsumuar dhe nuk i ofron asgjë as PD, e as shqipatrëve. Nuk fitojmë dot as me Bashën as me Berishën”, tha Kadilli.