Ish deputet i PD, Gazmend Oketa ka komentuar në studion e “Qou Vadis” situatën brenda PD si dhe përplasjet Basha-Berisha.
Sipas Oketës, kjo është një përplasje e fortë e cila ka krijuar dy pole dhe i ka vënë njerëzit në dilemë.
“Nuk e gjej veten të përfaqësuar tek asnjëri nga inicatorët e kësaj përplasje për mënyrën si po e zhvillojnë debatin. Basha ka përgjësitë e veta dhe Berisha ka përgjegjësitë e veta për mënyrën si po përqaset. Basha ka përgjegjësinë më të madhe për ta bashkuar partinë”, u shpreh Oketa.
Sipas tij, “më mirë që ndodhi kështu sepse ka krijuar një shkunde të strukturave të PD”. “Le të shpresojmë që në fund të këtë një zhvillim pozitiv”, theksoi ai.
Mes të tjerash, Oketa deklaroi se Basha ka mungesë të lartë kontrolli mbi strukturat e niveleve më të larta të PD.
“Basha ka deklaruar se ka mbeshtetjen e 95% të demokratëve. Do të ishte fantastike që një kryetar partie të kishtë një mbështetje të tillë. Mjafton të mbledhë Këshillin dhe të kërkojë një mocion besimi, nëse 90% e këshillit e mbështet do të ishte një zgjidhje juridike e bazuar në statutin e PD. Basha nuk e bën një gjë të tillë. Është e paperceptueshme që një kryetar partie të mos mbledheë forumet më të larta është e paperceptueshme. Kjo tregon se Basha ka mungesë të lartë kontrolli mbi strukturat e niveleve më të larta të PD”, u shpreh Oketa.