Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.
Sipas bluve, i riu teksa drejtonte një motorr pa leje drejtimi ka përplasur një fëmijë të mitur 9-vjeç.
Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“A. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një ciklomotorin pa leje drejtimi, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ka aksidentuar një të mitur 9 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia./vizionplus.tv
Advertisement