Policia e Shetit ka bërë të mundur arrestimin e 58-vjeçarit në FIer.
Katër ditë më parë, 58-vjeçari përplasi për vdekje një 70-vjeçar që lëvizte me bicikletë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Fier
Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi në datën 02.11.2022, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”.
Identifikohet dhe ndalohet 58-vjeçari, i cili, duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Y. S. dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Në datën 02.11.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, shtetasi S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi S. Ç. është larguar nga vendngjarja.
AdvertisementSi rezultat i një pune intensive hetimore nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.