Policia e Beratit ka arrestuar një 33 vjeçar, pasi pak ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një person.
Sipas uniformave blu është prangosur A.L., 33 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit në datë 19.10.2021, në vendin e quajtur “Çentër Shqiptare”, Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, goditi shtetasin A.A, i cili humbi jetën, dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes.
Marerialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.
Advertisement