Policia e Elbasanit ka identifiikuar dhe vënë në pranga autorin e aksidentit me vdekje mbrëmjen e kësaj të enjte në Cërrik.
35-vjeçari përplasi për vdekje 60-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Shoferi është shoqëruar në ambjentet e komisariatit ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
DVP Elbasan
Aksidentoi një 60-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, brenda pak minutash, autori i dyshuar.
Rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3, Cërrik, një automjet aksidentoi me pasojë vdekjen, shtetasin T. K., rreth 60 vjeç, banues në Cërrik, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.
Falë veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara policore, është bërë i mundur identifikimi, kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e DVP Elbasan, i shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.
AdvertisementGrupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.