Një aksident i rendëu regjistrua mbremjen e kesaj te diele ne aksin nacional Pogradec-Korce, ne afersi te fshatit Bucimas.
Sipas informacioneve paraprake mesohet se nje mjet ka perplasur nje kembesor dhe per pasoje ky i fundit ka nderruar jete.
Viktima eshte identifikuar si shtetasi Pajtim Gjyli.
Policia ishte ne vendngjarje per te zbardhur shkaqet e aksidentit.
Advertisement
Paraprakisht mësohet se aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë juglindjen e vendit.
Drejtuesi i makines qe shkaktoi aksidentin mesohet se u largua nga vendi i ngjarjes por u arrestua pak minuta me vone ne Pogradec.