Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Skrapar.
Policia njofton se një 44 vjeçar me iniciale A.B ka përplasur me makinë një fëmijë 8 vjeç.
Advertisement
I mituri është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Skrapar/Informacion paraprak
AdvertisementNë lagjen “Estref Caka”, shtetasi A. B., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
AdvertisementGrupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.