Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në autostradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të shtune  në vendin e quajtur “Lagjia e ish frutores”.

Në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete dhe nga përplasja e fortë tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata  janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku po marrin ndihmën mjekësore.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e lëvizjes. Policia ndërkohë mblodhi provat dhe dëshmitë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";