Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në autostradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të shtune në vendin e quajtur “Lagjia e ish frutores”.
Në këtë aksident janë përfshirë 3 automjete dhe nga përplasja e fortë tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku po marrin ndihmën mjekësore.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e lëvizjes. Policia ndërkohë mblodhi provat dhe dëshmitë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Advertisement