
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “.
Makina me drejtues shtetasin Zyhdi Meti, është përplasur me automjetin me drejtues Vilson Tola, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Zyhdi Meti dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Vilson Tola. Ky i fundit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit me vdekje është bërë parakalimi i gabuar i mjetit me drejtues shtetasin Vilson Tola.
Nga aksidenti është bllokuar superstrada Lezhë-Shkodër dhe është devijuar qarkullimi i mjeteve në rrugë dytësore.
Advertisement