Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është rregjistruar një aksident automobilistik.
Sipas burimeve nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Bradashesh.
Një automjet tip “Skoda” që drejtohej nga 54 vjeçari, Ilirjan Kllogjeri është përplasur me një automjet tip “Toyota” me drejtues shtetasin 35-vjeçar Vullnet Kazia nga Peshkopia.
Si pasojë e aksidentit automjetet janë dëmtuar pothuajse plotësisht, ndërsa drejtuesit e tyre kanë mbetur të lënduar.
Ata janë dërguar në repartin e kirurgjisë së Spitalit Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.
Burime spitalore bënë me dije se dy shoferët janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq të lënduarve ju është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar negativ.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos rrespektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaktarë të ngjarjes./vizionplus.tv