Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Prishtinën, Përparim Rama, i mbeshtetur nga opozita, ka votuar sot qendrën e votimit që është në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik në kryeqytet.
Ai ishte i shoqëruar nga gruaja e tij, Kristale Rama.
Pas votimit, Rama tha se ditë të mira po vijnë për qytetarët e Prishtinës.
Ndryshe, Rama garon për të parin e Prishtinës në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë.
Advertisement