Reduktimi i reshjeve gjatë të shtunës në jug të vendit ka ulur nivelin e ujit në lumin e Vjosës. Situata është përmirësuar ne urën e Mifolit, ku rreziku i daljes së lumit nga shtrati ishte më i madh.

Ndërsa në zonën pranë urës se Memaliajt niveli i ujit është në kuotën e më pak se 4  metrave nga 6.5 që është pika kritike. Vetëm një  familje është evakuuar dhe është strehuar pranë të afërmve te saj.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka inspektuar  fshatin Cerven të Fierit, aty ku vite më parë shirat shkaktonin përmbytje të mëdha nga Vjosa ndërsa investimi në përforcimin e argjinaturave e ka evituar këtë problematikë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

Falë punës së madhe të bërë disa vjet rresht në pastrimin e kanaleve të bllokuara me dekada, sistemimin e magjistraleve të tyre me skarpate betoni, si edhe punës së përbashkët me Forcat e Armatosura ne forcimin e në ngritjen e kuotës së argjinaturave, po kalojmë me sukses testin e reshjeve masive, të cilat në kohë të tjera do kishin sjellë përmbytje masive banesash, mbytje bagëtish dhe kërcënim serioz për jetën e njerëzve! Kjo zonë kritike ku Vjosa bënte namin në të shkuarën duke shpërthyer nga shtrati, e marrë përpara mijëra banesa, është një provë shembullore e punës së bërë me vite për një ditë të keqe’-

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Edhe në qarkun e Elbasanit situata duket se ka shkuar  drejt normalizimit.

 

Ne Gjirokastër nuk paraqiten probleme por institucionet janë ne gatishmëri pas paralajmërimeve të institutit të gjeoshkencave se shirat do te vijojnë me intensitet edhe gjatë javës së ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

ODISE KOTE

PREFEKT I QARKUT

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tre ditët në vijim janë të vështira dhe kërkojmë funksionim perfekt të shtabeve të E. C. si dhe përgjegjësi të shtuar. Ka  një plan A dhe B në rast evakuimesh dhe të gatshme të gjithë̈ strukturën, bazën materiale dhe furnizimet në momentet e para Paralelisht me masat e marra

 

Shtabet e emergjencave ne te gjithë vendin po monitorojnë situatën për t’i paraprirë çdo rreziku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";