Kjo e enjte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të cilat gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 0°C deri në 7°C
zonat e ulëta 1°C deri në 17°C
zonat bregdetare 4°C deri në 16°C