Drejtuesi i Qarkut Shkodër, Helidon Bushati u shfaq këtë shtunë krah familjeve të përmbytura.
Sipas tij, kryeministri Edi Rama vazhdon të shfaqë “hakmarrjen e tij primitive dhe një karshillëk që ato janë mësuar të përballen gjatë qeverisjes së tij.”
“Jemi futur në ditën e 38-të dhe kryeministri ende nuk e sheh të arsyeshme të shfaqet krah banorëve të kësaj zone”, tha një nga banorët e zonës.
Edhe disa banorë të Nënshkodrës u shprehën njëzëri se ndjehen të braktisur edhe nga strukturat drejuese qeveritare.
Advertisement