Një stuhi e fortë ka goditur Italinë duke shkaktuar përmbytje e dëme të mëdha.
Si pasojë e shiut te dendur një punëtor është mbytur në një kanal kullimi.
Advertisement
Dhjetëra familje janë bllokuar pasi në disa vende uji arriti mbi një metër lartësi, duke përmbytur katet e para të banesave. Alarmi i kuq është “aktivizuar” për disa zona të Venetos, Friuli dhe Belluno ku janë kryer më shumë se 400 operacione emergjente në ndihmë të banorëve të zonës.
Presidenti i Venetos ka njoftuar se do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për zonat me të prekura nga moti i keq.
Advertisement
Por në veri të vendit nuk kanë munguar as reshjet e dëborës.
Moti i keq ka anuluar edhe ndeshja Udinese-Atalanta për shkak se fusha e stadiumit “Dacia Arena” u përmbyt.
Advertisement