Një kamion i ngarkuar me shufra hekuri është përmbysur në hyrje të Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Mësohet se si pasojë e përmbysjes së kamionit, është plagosur shoferi i tij. Mjeti që është përmbysur ka dëmtuar edhe disa kabllo elektrike.
Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Advertisement