Albin Kurti është nisur këtë të enjte për në Tiranë, ku do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor.
Por para se të nisej për në Tiranë, Kurti është ndalur në Prizren, si një “patriot” i vërtetë që është.
“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren.
Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut.
Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, shkruan ai.
Interesant është fakti se flet në kohën shumës, a thua është mbret, ndërkohë që këto gjeste thjesht e bëjnë qesharak, pasi do të krijojë idenë se ky bën politikë të madhe, edhe pse kryeministër i një vendi të vogël, që është i varur nga të tjerët.