Zjarri, i cili përfshiu një magazinë të braktisur në fshatin Lavdan në Mallakastër, ku ndodheshin kartosera, fuçi vaji dhe solari është përkeqësuar ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për ta neutralizuar atë.
Gazetari i Vizion Plus, Ilmi Saliaj mëson se banorët e tre shtëpive, të cilat ndodhen afër magazinës janë evakuuar.
Policia në një reagim zyrtar njofton se zjarri ka nisur rreth orës 19:00 në ambjentet e një magazine private ka rënë zjarr.
Në këtë magazinë dyshohet se nga prania e lëndëve hidrokarbure të ish Uzinës së Naftës, është favorizuar përhapja e flakëve duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv