Pavarësisht aksionit që ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kundër tij, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi këtë të premte se nuk ka kthim pas sa i takon përjashtimit të tij nga Partia Demokratike.

 

Në një prononcim për mediat, Basha vlerësoi kontributin e Berishës për partinë dhe demokracinë, por nënvizoi se aleanca e PD-së me Shtetet e Bashkuara nuk mund të cenohet nga asgjë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës, për zhvillimin e e Shqipërisë, demokracisë dhe aleancës me SHBA. Por, dua të jem i qartë, aleanca dhe partneriteti i PD me SHBA, duhet dhe do të mbetet i pacenueshëm në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë, në interesin më të mirë të së nesërmes, të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe për këtë arsye, ne së bashku me të gjithë shqiptarët po presim për ndryshimin, do bëjmë gjithçka që të bëjmë aspiratat për ndryshim. Nuk kam kthim pas!”