Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur për vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin nga partia të ish kryeministrit Sali Berisa.

Në studion e “Quo Vadis”, Duka u shpreh se Basha ka qenë shumë i imponuar nga ndërkombëtarët. Sipas tij, vajtje ardhjet e ambasadores së SHBA në selinë blu, e vendosën Bashën në një pozitë që ai të marrë këtë lloj vendimi.

“Unë besoj se Basha ka qenë shumë i imponuar nga ndërkombëtart. Nuk ka qenë zgjdihje që ky e ndërmori vetë. Vajtjet e ardhjet e ambasadores së SHBA në selinë blu, fjala e saj që PD nuk do hajë bar e futi në një pozitë që ai të marrë këtë lloj vendimi.
Vendimi i Bashës një ditë para se të fillojë Kuvendi ishte njëcikë i papritur”, tha Duka.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";