Pas vendimit te Gjykates per lenine ne arrest ne burg Fatos Tushen dhe disa nga te arrestuarit e dosjes se korrupsionit ne Bashkine Lushnje, kane dale nje pjese e përgjimeve qe jane ne dosjen e prokurorise. Ne të, zbardhen te gjitha komunikimet e personave te arrestuar, te cilet kane qene nen përgjim per nje kohe te gjate.
Bisedat tregojnë historinë e një tenderi për të cilin një kompani e skualifikuar nga gara kishte bërë ankesë zyrtare. Drejtori i punëve publike Flamur Peqini, diskutoi me biznesmenin Ibrahim Lami për këtë cështje, duke nxjerrë një dritë edhe nje person tjetër i identuifikuar vetëm me shkronjën B, të cilin pronari i kompanisë e kishte shoqëruar në kuvend.
Po ashtu, përgjimet nxjerrin në dritë edhe abuzimet me karburantin. Bisedat flasin për një person që merr në telefon kryetarin e bashkisë së Lushnjes për të furnizuar makinën pasi do të ikte me pushime.
Në dosje ndodhen edhe komunikimet mes punonjësve të tjerë të bashkisë që firmosën letrat e tenderit e të cilët ishin të shqetësuar për marrjen në pyetje nga prokuroria antikorrupsion.
Të enjten gjyakat la ne burg kyebashkiakun Fatos Tushe, si dhe gjashte te tjerë, mes te cileve edhe dy biznesmenet, Ibrahim Lami dhe Bujar Mutati.
Ndërsa katër nëpunës të bashkisë, u lanë në arrest shtëpie.
Ata akuzohen per Shperdorim detyre, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe “Falsifikim dokumentash”