Bilanc tragjik nga aksidentet ne rruget e Shqiperise ne kete fillim viti.
Një automjet është përfshirë nga flakët, pas përplasjes me trafikndarësen. Këto janë pamjet pak moment pas aksidentit qe ndodhi pasditen e kësaj të diele në autostradën Lezhë -Mamurras, në afërsi të Laçit.
Për pasojë, dy persona mbetën të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kane shkuar edhe zjarrfikësit ndërsa dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe manovrimi i gabuar.
Më herët, në orët e para të mëngjesit një tjetër aksident rrugor ka shënuar një viktimë, në afërsi të kryqëzimit të ishull Lezhës.
Drejtuesi i mjetit 24-vjeçar mbeti i vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë pasagjeri që po udhëtonte me të. Shkak për humbjen e kontrollit të mjetit dyshohet se u bë shpejtësia e madhe.
Aksidenti ka rezultuar fatal për shoferin 24 vjeçar.
Ndërkohë edhe në fshatin Gjormë të Vlorës, një 27 vjeçar humbi jetën si pasojë e daljes nga rruga të automjetit me të cilin udhëtonte.