Përgatiten zgjedhjet në Himarë, Celibashi: Nuk ka asnjë pengesë, palët do të marrin pjesë në proces

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përgatiten zgjedhjet në Himarë, Celibashi: Nuk ka asnjë pengesë, palët do të marrin pjesë në proces

Nga: Enkelejda Mema

Mundësia që procesi përgatitës për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri të Himarës të cenohet apo të pengohet nuk ekziston. Bllokimi i projektvendimit për afatet për zgjedhjet vendore në qytetin bregdetar nga anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin Rregullator nuk përbën pengesë për aq kohë sa vetë opozita i shuajti të gjitha dyshimet për bojkot me zyrtarizimin e kandidatit, Petro Gjikuria.

“Procesi përgatitor ka interes për të gjitha palët politike të themi pro ky është thjesht një perceptim”, tha Celibashi.

Akuzat e Partisë Demokratike se nuk ishte në kompetencën e KQZ-së por të qeverisë të shkarkonte kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Ilirjan Celibashi i kundërshton. Ai thotë se ndaj Fredi Belerit është zbatuar “dekriminalizimi” dhe këtë të drejtë për pavlefshmërinë e mandatit ligji ia njeh Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Advertisement

“Kam gjithë bindjen për drejtësinë e asaj vendimarrje dhe bazueshmërinë e asaj vendimarrje”, deklaroi Celibashi.

Për dekretimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti Bajram Begaj pa pritur afatin 30 ditor të ankimimit të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dha këtë përgjigje.

“Nga çdo pikëpamje dhe e pavend nga ana e komisionerit shtetëror për të dhënë këshilla për presidentin për kopetenca që presidenti prezumohet ka gjithë lirinë për t’i ushtruar ashtu sikurse ai dëshiron t’i ushtrojë”, shtoi ai.

Tre javë nga zgjedhjet për herë të dytë për kryetarin e bashkisë Himarë, KQZ bëri ndarjen e anëtarëve të KZAZ-së dhe dërgoi për hetim të thelluar në prokurorinë e përgjithshme kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. Për të opozita pretendon se zotëron dokumente të antimafias italiane se ka qenë drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy