Pas takimit 45 minutësh “kokë më kokë” me sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka treguar çështjet kryesore që u diskutuan.

 

“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, marrëdhëniet bilaterale, diskutuam për rajonin, ecurinë e reformave në Shqipëri. Në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë edhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht në rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

 

“Është një proces kur dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara dhe SHBA na propozoi ne këtë bashkëpunim, e pranuam me shumë kënaqësi dhe kjo na jep mundësi që në Këshillin e Sigurimit të luajmë një rol të veçantë. Për Ukrainën nuk është një çështje e Shqipërisë por e gjithë botës, e OKB-së… Ne, në këtë proces do të jemi krah SHBA-së dhe vendimmarrja do të jetë e SHBA-së.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";