Përfundon takimi i Kushit me pedagogët/ Nuk gjendet dakordësi për rritjen e pagave, vijojnë protestat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfundon takimi i Kushit me pedagogët/ Nuk gjendet dakordësi për rritjen e pagave, vijojnë protestat

Ka përfunduar takimi mes ministers së Arsimit Evis Kushi dhe pedagogëve, të cilët kërkojnë rritje pagash.

 

Kjo kërkesë e tyre nuk është plotësuar nga ana e ministers, ndërsa vetë pedagogët shprehen për vijim të protestave.

 

Advertisement

“Në momentin që di kuptohet që synimi i kërkesave tona është synimi për një arsim të lartë cilësor, që studentët të studiojnë në Shqipëri. Ne në kërkesat tona kemi qenë minimaliste.

 

Jemi në pritje të një feedback për kërkesat që ramë dakord me ministrinë. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë protestat, protesta e 5 tetorit nuk anulohet. Për rritjen e pagës nuk është arritur një dakordësi. 180 euro ministrisë i duket hataje, ne 200 euro na duket tallje.

 

Advertisement

Ramë dakord në lidhje me transparencën te U-transprenca të shpenzimeve të universiteteve. Premtoi që do u kërkojë universiteteve me shkresë që qytetarët të kenë njohuri sesi shpenzohen paratë publike. Për pikën në lidhje me doktoraturat, me kushte për të marrë titullin profesor.

 

Mund të rregullohet se është një non sens. Ramë dakord për një rikonceptim të orës mësimore. U ra dakord që do analizohet në tërësi që të mund të vihet një koeficient. 23% që i është vënë për tatim. Ministrja tha se do rakordohej me rektoratet”, tha një pedagog.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy