Muaji korrik ka shënuar mbylljen përfundimtare të procesit të rivlerësimit të pronës me tatimin 3%.

 

Të dhënat zyrtare tregojnë se ky proces ka shënuar të dhëna historike (tab), ku për periudhën 2021-2022 janë kryer 113 mijë rivlerësime.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numrin rekord të këtij procesi e mban kryeqyteti me 47 mijë rivlerësime, ndërsa numrin më të ulët Hasi me vetëm 35.

 

Megjithatë, jo të gjitha aplikimet e bëra nga qytetarët kanë përfunduar. Rreth 300 të tilla janë kryer në ditët e fundit të afatit, duke bërë që të mos përfitojnë nga procesi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

ARTAN LAME

KREU I KADASTRËS

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“113.800 pasuri morën shërbimin e rivlerësimin, ndërkohë që në këtë proces presin 168.200 pasuri. Procesi i rivlerësimit është disi i komplikuar.Disa persona u tërhoqën nga procesi pas rivlerësimit. Tirana në vend të parë për rivlerësimin e pasurive, mbi 47 mijë pasuri, ndërkohë Hasi është në vend të fundit me 35 rivlerësime. Procesi i rivlerësimit shërbeu si shkollë për qytetarët.Nëpërmjet rivlerësimit, vlera e pronës rritet. Nga rivlerësimi ka përfitime ekonomike për qytetarët. Ndërkohë, 398 qytetarë nuk arritën të përfitojnë nga rivlerësimi.Një falenderim për të gjithë punonjësit e Kadastrës që u përfshinë në këtë proces, ishte një çmenduri e vërtetë ngarkesa në zyrat tona në muajt e fundit. Do kërkoja ndjesë ndaj atyre qytetarëve, që diku u bë gabim, diku ju vonua procesi, është normale që kokëulur tju kërkojmë ndjesë qytetarëve”,

 

 

Të dhënat procesit të rivlerësimit janë shoqëruar  edhe me rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit, që arrijnë në 12.7 miliardë lekë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ky është procesi i katërt i rivlerësimit të pronave. I pari nisi në vitin 2011, i dyti në 2013-tën, ndërsa i treti pesë vite më parë, në 2017.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";