Ka përfunduar procesi i votimit, në qarkun e Lezhës, i cili, si në gjithë Shqipërinë, ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka zgjatur deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës vendosën se kush do të jenë përfaqësuesit e tyre në Parlament për 4 vitet e ardhshme.

 

Nga të dhënat zyrtare nga KZAZ, nga 173.899 qytetarë në të gjithë qarkun kanë votuar vetëm 44.50% .

Në Bashkinë Lezhë, nga 88.312 zgjedhës, kanë votuar vetë 44.27% e tyre.
Në Bashkinë Kurbin, nga 57.619 zgjedhës, kanë votuar vetëm 44.42% e tyre.
Në Bashkinë Mirditë, nga 27.968 zgjedhës, kanë votuar 46.64%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";