Përfundon numërimi i të gjitha kutive për Bashkinë e Durrësit.
Pas numerimit të 337 kutive, kandidatja e Partisë Socialiste, Emiriana Sako është shpallur fituese në këto zgjedhje me 39157 vota ose 57.6 për qind të tyre.
Advertisement
I dyti u rendit Ardian Muka i koalcionit “Shtëpia e Lirisë” me 20831 vota ose 30.7%, dhe i treti Luan Hoti i PD me 7937 vota ose 11.7%.
Fituesja e këtyre zgjedhjeve Emiriana Sako ka falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në zgjedhje, duke u shprehur se do të vazhdojë t’i shërbejë qytetit dhe qytetarëve të Durrësit.
Advertisement