Përfundon mbledhja me deputetët/ Berisha: Asnjë ‘krisje’ me Metën, rezoluta në fokus të diskutimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfundon mbledhja me deputetët/ Berisha: Asnjë ‘krisje’ me Metën, rezoluta në fokus të diskutimeve

Ish-lideri i PD, Sali Berisha në një pronocim për mediat është shprehur i vendosur për të vijuar betejën e tij politike së bashku me pjesë të tjera të opozitës që i janë bashkuar. Pas mbledhjes me deputetët e PD, të thirrur nga Gazment Bardhi, ish-kryeministri ‘kryqëzoi’ Lulzim Bashën dhe vendimin e tij për përjashtimin e Bardhit nga partia.

 

“Lulzim ‘brava’ për të mos përdor një term tjetër që nuk dua ta lëshoj gojën, nuk bën gjë tjetër veçse lexon mesazhes apo fletushkat e Taulant Ballës”, theksoi ai.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, ai mohon të ketë një ‘krizë’ në raportin me Metën, pasi ky i fundit deklaroi se me apo pa të do të vijojë betejën e tij ndaj Ramës.

 

“Asnjë krisje, ajo është një ftesë, ai ka treguar me këtë vendosmërinë e tij për betejën e palëkundur politike dhe e përshëndes”, tha ai.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë, Berisha bëri me dije se në fokus të bisedimeve ishte rezoluta që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës.

 

“U diskutua për rezolutën mbi zhvillimet në Kosovë, një tekst shumë i mirë i përgatitur.” Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD është absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës, është një rezolutë shumë mirë e studiar, mirëpo urojmë e shpresojmë që të mos mbetemi skllevër të Vuçiç, sepse emri i Vuçiç ju e keni vënë re që nuk është përmendur nga Edi Rama”, tha ai.

 

Advertisement

Grupi Parlamentar i PD zhvilloi mbledhjen e radhës, pas thirrjes nga Bardhi, edhe pse ky i fundit u përjashtua nga partia si pasojë e një vendimi të Bashës dhe mbështetësve të tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy