Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla.
Policia i ktheu dje përgjigje SPAK-ut për Adriatik Llallën pas kërkimeve që rezultuan pa sukses. Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare SPAK ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjendur.
Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.
Nga verifikimet, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim kombëtar.