![Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë/ Digjen plastika e goma, tymi kancerogjen mbulon zonën](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/12/digjen-goma-702x400.png)
Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish është përfshirë nga flakët. Paraprakisht mësohet se digjen mbetje plastike dhe goma, teksa shtëllungat e tymit kancerogjen janë përhapur në të gjithë qytetin.
Në video shihet se si tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, teksa kjo nuk është hera e parë që bie zjarr në këtë zonë, duke mos përjashtuar faktin që mund të jetë një zjarr i qëllimshëm.
Advertisement
Edhe më parë mbeturinave në fushën e mbetjeve iu është vënë flaka nga persona që mbledhin mbetje plastike apo dhe hekurishte, që i djegin për të patur lehtësira në gjetjen e tyre.
Advertisement