Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:10 në lagjen “24 Maji”, në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K.Rr.
Si pasojë e zjarrit është dëmtuar shtetasi K. Rr., dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Advertisement
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Advertisement