Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm teksa ishte duke zbritur kthesat e Qafë Thanës në drejtim të Pogradecit.

Zjarri është përhapur shpejt në mjet por fatmirësisht drejtuesi Bujar Merollari, i cili ka qenë i vetëm, ka dalë nga makina në kohë pa u dëmtuar.

Zjarri ka shkaktuar panik dhe trafik, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve pritet të normalizojë situatën.

Dyshohet se shkak ka qenë një defet në sistemin elektrik. Policia ndodhet në vendngjarje./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";