Nuk ndalen zjarret në territorin e Bashkisë Vlorë. Ullishtet në zonën midis fshatit Mifol dhe fshatit Trevllazër janë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje.
Një automjet zjarrfikës njoftuar nga banorë të zonës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe efektivët po luftojnë për lokalizimin e tyre.
Advertisement
Mësohet se janë dhjetëra rrënjë ullinj shumëvjeçarë të djegur. Ndërkohë, në mesditë, një transformator mori zjarr në zonën pranë Radhimës. Favorizuar nga era e fortë, flakët dogjën sipërfaqe me shkurre e kullota.