
Premtimi shumë vjeçar i çdo qeverie, ndërtimi i rrugës së Arbrit nga kjo javë tashmë është realitet.
Por cili është efekti ekonomik që do të ofrojë ky investim? Ish-zv/ministri i Infrastrukturës Sadedin Çeliku thotë se shkurtimi i distancës do të stimulojë tregtinë mes Shkupit dhe portit të Durrësit.
“Në këtë aks qarkullojnë çdo ditë rreth 4 mijë makina. Kjo shifër është progresive dhe do të rritet edhe më tej me shkurtimin e rrugës. Do të ketë efektivitet, pasi do t’i japë një hov më shumë tregtisë mes Shkupit- Dibrës dhe lidhjes së saj me Portin e Durrrësit”, -shpjegon Çeliku.
Por cilat janë avantazhet ekonomike të zonës së Dibrës?
Mos harroni në Bulqizë është miniera më e madhe e mineraleve, ndërsa në Klos kryhet përpunimi i ferrokromit ndaj impakti do të jetë pozitiv .
Por rruga e re pritet t’i japë një hov edhe turizmit të zonës, pasi numëron 23 liqene, ndërkohë që ka dhe objekte të trashëgimi kulturore si Ura e Vashës.
“E gjithë gjurma është panoramike ndaj është e bukur për tu përshkruar. Jam i bindur që, që tani kanë nisur të investohet në bare dhe restoranteve, të cilat do të kthehen në struktura hoteliere të cilat do të ndikojnë edhe në reduktimin e varfërisë së zonës.”
Rruga e re do të përshkruhet për rreth një orë e 10 minuta nga afro 4 orë që duhen aktualisht.