
Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 6 vite burg Ervis Gjecin, i cili u arrestua në nëntor të vitit 2019 pas denoncimit nga një vajzë e mitur se ai kishte abuzuar me të dhe po ashtu e kërcënonte vazhdimisht për të vazhduar lidhjen me të.
Gjeci u dënua nga Gjykata e Kurbinit me 9 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit. Pas këtij vendimi, Gjeci apeloi vendimin duke pretenduar se është i pafajshëm, por Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit.
Advertisement
Ai u shpall fajtor për veprat penale “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhe të “Përndjekjes”.