Gazeta greke Protothema ka parë dosjen e plotë të përdhunimit të pastrueses shqiptare në Petralona përpara disa javësh.
Raporti i prokurorisë detajon të gjithë ngjarjen kur agresori grek e sulmoi gruan 51 vjecare në apartamentin e tij, duke e dhunuar fizikisht e seksualisht.
Në dosje është zbardhur biseda e tij telefonike me të ëmën, e cila e pyet se çfarë ka bërë e i thotë se e pret burgu.
Burri përgjigjet se duhet ta kishte bërë këtë gjë shumë kohë më parë. “E di ti c`më kanë bërë shqiptarët mua? Më kërcënuan”, dëgjohet të thotë ai.
Më tej, përpiqet ta qetësojë të ëmën duke i thënë se është larg dhe se nëse e gjejnë brenda 3 muajsh, gjithçka anulohet.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 19 qershor, kur gruaja kishte shkuar sic do javë të fshinte shkallët dhe ashensorin, kur 35 vjecari e tërhoqi me forcë në banesën e tij ku ndodhi dhe abuzimi. Vetëm pas disa orësh ajo arriti të dilte në ballkon e të thërriste për ndihmë. Burri vetë u arratis, por u kap pas disa ditësh në një lokal.