Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për 29 vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë të Korçës, i cili u arrestua pas denoncimit për marrëdhënje seksuale me një 23 vjeçareje nga i njëjti fshat.

 

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për akuzën e kryerjes së marrëdhenieve seksuale me 23 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Para gjykatës i riu nuk ka pranuar akuzat, ndërsa prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte të cilat implikojnë Rrapon në këtë ngjarje.

 

Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";