Përcillet në banesën e fundit regjisori Dhimitër Orgocka

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përcillet në banesën e fundit regjisori Dhimitër Orgocka

Është përcjellë në banesën e fundit Dhimitër Orgocka, regjisori dhe aktori që me veprat e sjella ne skene dhe rolet e tij ka lënë shumë kujtime te publiku shqiptar. Aktori u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare pas nje hemoragjie cerebrale.

Miq, familjarë, te aferm, kolege dhe artiste kanë qënë prezentë në homazhet e mbajtura në nder të tij ne hollin e teatrit Andon Zako Cajupi ne Korcë,ku mes lotësh kanë kujtuar kontributin e madh të dhene për artin shqiptar nga kjo figure e njohur, me të cilën krenohej teatri, qyteti i Korçes dhe jo vetem.

Gjate karrieres se tij, Orgocka interpretoi 82 role, ku ka marre edhe çmime te rendesishme, ndersa si regjisor me karrierë të pasur në teatrin “A.Z. Çajupi” në Korçë, ka vënë në skenë 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës,Shkupit etj.

Roli i tij i parë në teatër do të ishte ai i Gjergjit në dramën “Dashuria e madhe” e Fatmir Gjatës, ndërsa regjia e tij e parë ishte regjia e dramës “Shtëpia në rrugicë” e Teodor Laços.

Advertisement

Ndërsa në kinematografi Orgocka njihet për rolet e tij tek filmi “Gjeneral Gramafoni”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Asgjë nuk harrohet”, “Njerëz në rrymë”, “Yjet e netëve të gjata” dhe “Horizonte të hapura”.

Ndër të tjera, regjisori korçar mbante titullin “Mjeshtër i madh”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy