Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme nga gazetarët lidhur me situatën brenda Partisë Demokratike.
Rama tha se nuk ka koment për atë çfarë po ndodh brenda fushës së PD, ndërsa theksoi se kjo parti është katandisur në një objekt keqardhje.
“Nuk kam asnjë koment se çfarë ndodh në fushën e PD, por nëse do ishin mbledhur të gjithë humoristët e këtij vendi që të shkruanin një pjesë me shumë seri sesi PD mund të katandiset në një objekt realisht keqardhje por edhe e humorit të zi është ajo që po ndodh sot në PD.”, tha Rama.
Kujtojmë se përçarjet brenda PD filluan në momentin kur kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi ish kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar. Pas kësaj, Berisha bëri një lëvizje duke mbledhur demokratat nëpër qytete të ndryshme të vendit, duke iu kundërvënë Bashës.