Kryeministri Edi Rama ka propzouar Kuvend të përbashkët mes Kosvës dhe Shqipërisë gjatë takimit midis dy qeverive në Prishtinë.
Gjatë fjalës së tij Rama shprehu dëshirën duke iu drejtuar kryeministrit Kurti që Kuvendi I përbashkët të mbahet Nëntorin e ardhsshëm në kuadër edhe të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
“Dhe e fundit kryeministër, do ju propozoja që meqë jemi në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të kishim në nëntor të parin kuvend të përbashkët, të mbledhur në një dhomë ku po na u dha mundësi dhe po u ra dakord, të na jepet dhe ne të dyve të adresojmë këtë dhomë të përbashkët, por në të gjitha rastet, nëse bindim të dy kryesitë e kuvendeve të kemi këtë kuvend të përbashkët, atëherë japim mesazhin për ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve, që këto nuk janë slogane bosh…” – tha Rama.