Nga 1 janari i vitit të ardhshëm pensionistet do të pajisen me abone falas, ndërkohë që kanë nisur të regjistrohen pran njësive administrative te kryeqytetit.
Faik Xhani është një nga pensionistët që i është drejtuar Njësisë Administrative Nr. 8 në Tiranë, për të plotësuar formularin.
“Kjo është një ëndërr e vjetër për ne dhe kërkesë e jona prej gati 20 vjetësh që po bëhet realitet. Për mua është gjë e madhe që edhe vende më të përparuara jo të gjithë e kanë realizuar prej shumë vitesh”, thotë Xhani.
Pensionistët shprehen se kjo masë do të ndihmojë në uljen e shpenzimeve mujore.
“12 mijë për një linjë ishte, për ne lehtësim është natyrisht. Lëvizim për fëmijët, jo mbesa, jo nip. Është lehtësim.”
“Vazhdoj punën. Për sa kohë vazhdoj punën e dua.”
“U bë gjë e mirë shumë me pensionistët.”
Dritan Dango, administrator i Njësisë Nr. 8, tregon procedurat që do të ndiqen nga pensionistët për tu pajisur me abone.
“Që nga data 16 dhjetor njësitë administrative kanë filluar aplikimin për abonetë e pensionistëve. Është një proces që zgjat vetëm 1 min. Çdo pensionist mjafton të pajiset me kartën e ID dhe pastaj plotësohet formular i vetëdeklarimit. Më pas njësitë adminisrative do t’i lajmërojnë të paraqiten në pikat qe ka plotësuar bashkia Tiranë për të tërhequr abonenë me një fotografi personale. Aboneja do të paraqitet një herë në muaj ndërkohë aplikimi është një herë në vit”, sqaron Dango.
Nga vendimi pritet të përfitojnë 117 mijë të moshuar të Bashkisë së Tiranës./vizionplus.tv