
Ngjarja e sotme në Durrës ku një baba merr peng fëmijët si shenjë hakmarrjeje për gruan, ngriti dhe njëherë sirenat e alarmit mbi atë se çfarë po ndodh në familjet shqiptare.
E ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, psikologia Desdemona Çelo u shpreh se rritja e dhunës në familje vjen edhe për shkak të mos denoncimit.
Sipas saj duhet një reflektim i gjithë shoqërisë në mënyrë që të ulim rastet e dhunës në familje.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Pse mendoni se e kryen një individ një gjë të tillë?
Çelo: Mund të paraqesim shëndetet e problemit mendor. Nuk mund të fillojë një individ në mënyrë të menjëhershme. Sa është ndihmuar, a ka marrë medikamente, a ka patur nevojë të hospitalizohet? Apo ka vazhduar të qëndrojë në banesën e tij. Gjithashtu mund të shohim, se kemi një përqafim të dhunës, nuk bëjmë dot një dallim sa e rëndësishme është dhuna psikologjike dhe dhuna fizike. Edhe dhuna psikologjike edhe në deklaratën e zonjës vihet re një shqetësim. Edhe dhuna psikologjike lë të njëjtat efekte. Mbase pranon faktin nëse ka dhunë fizike mund të ngrejë zërin., Kur kemi keqinformim dhe mbyllemi në muret e shtëpisë dhe nuk ngremë zërin për këto situata, pse atëherë nuk janë ndihmuar këta individë. Marrim parasysh që kjo grua nuk e ka background për të kallëzuar.
Borakaj: Ajo deklaron se ka patur një urdhër mbrojtjeje?
Çelo: Nuk e konceptojnë dot dhunën psikologjike, e quajnë normale. Policia përballet shpeshherë me këto problematika.