Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk është optimist, se këtë vit do të çelen negociatat e anëtarësimit me BE, për shkak të bllokimit që po i bën aktualisht Bullgaria vendit fqinj.

Përpjekjet e Bullgarisë për të sjellë në tryezën e negociatave çështjen e identitetit po bllokojnë aktualisht përpjekjet e Maqedonisë së Veriut që të hapë këtë dhjetor negociatat e anëtarësimit me BE. Kështu u shpreh presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për Deutsche Wellen. Maqedonia e Veriut kishte shpresuar, se do të hapte kapitujt e negociatave nën presidencën gjermane të BE, por Bullgaria e bllokoi këtë së fundmi në takimin e ministrave të BE për Europën. Sofja kërkon nga Shkupi që të rishkruajë librat e historisë, për të nxjerrë në pah rrënjët bullgare.

Diplomatët nga të dyja vendet shpresojnë që të arrihet një ujdi para samitit të BE më 8 dhjetor, por presidenti Pendarovski nuk është optimist. “Unë kam përcaktuar që më parë, duke marrë parasysh deklaratat e shumta nga Sofja në muajin e kaluar, që shanset për një zgjidhje të shpejtë janë të vogla, megjithëse ato ekzistojnë ende. Kjo lidhet me përpjekjet, që të sillet në tryezën e negociatave me BE çështja e identitetit. Në një kohë që kjo është një temë, që në botë deri më tani askush nuk e ka prekur apo që të jetë negociuar ndonjëherë për këtë,” tha Pendarovski.

Sofja kërkon nga vendi fqinj, që të pranojë rrënjët bullgare të gjuhës së saj, popullit dhe historisë së saj, para se Maqedonia e Veriut të ecë përpara me procesin e negociimit. “Bullgaria nuk e mbështet këtë fazë të procesit të anëtarësimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut si edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Plani nuk merr parasysh kërkesat bullgare dhe nuk mund të pranohet”, tha ministrja e Jashtme e bullgarisë, Ekaterina Zaharieva më 17 nëntor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Pa besim gjenden arsye për të penguar

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan në gusht 2017 marrëveshjen e miqësisë për të tejkaluar armiqësitë dhjetëravjeçare dhe grindjet historike. Politikanët bullgarë janë të mendimit, se marrëveshja nuk po respektohet, dhe duan garanci që kjo të ndryshojë në të ardhmen. Presidenti Pendarovski është i një mendimi tjetër dhe bën Sofjen përgjegjëse për bllokadën. “Nëse në negociatat për një marrëveshje nuk ka besim të mirë, ju mund të gjeni gjithmonë një arsye për të penguar atë. Kompleksiteti i procesit të integrimit ofron mundësi të shumta proceduriale për të ngritur barriera.”

Pendarovski i trembet humbjes së perspektivës europiane në Maqedoninë e Veriut që mund të ndikojë në axhendën reformuese në sektorët kyç të shtetit logjor dhe drejtësisë. “Jam i sigurtë, që pa një mbikqyrje të drejtërdrejtë të BE nuk mund të çohen përpara reformat me shpejtësinë e kërkuar. Nën këtë aspekt, do të jetë sigurisht një faktor negativ përjashtimi i Maqedonisë së Veriut për një kohë të gjatë nga negociatat formale”, është shprehur presidenti Stevo Pendarovski për Deutsche Wellen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";