Pas arrestimit te ushtarakëve të repartit të Zall Herit brenda të cilit u gjetën disa bimë narkotike ka reaguar dhe Ministria e Mbrojtjes.
Ministri Niko Peleshi ka njoftuar se menjëherë të gjithë personat përgjegjës janë pezulluar nga detyra.
Advertisement
Bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake ka bërë të mundur evidentimin dhe më pas asgjësimin e 125 bimëve kanabis, të cilat ishin kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në territorin e zonës ushtarake të Zall Herrit.
“Dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm. Inkurajojmë organet ligjzbatuese të bëjnë detyrën në çdo rast”, shprehet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Advertisement