Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pas Lezhes paraditen e kësaj të shtune është ndalur edhe ne fshatin Obot te njesise administrative Ana e Malit në Shkodër.
Ai ka nspektuar situaten e krijuar pas rreshjeve te diteve te fundit. Peleshi tha se ka gjasa qe te mos kete shkarkime nga hidrocentralet edhe ne kushte kur prurjet vijojne te jene te medha.
Kam marrë një informacion që këtu në Obot, njësia Administrative Ana e Malit, për sa i përket sipërfaqes, nuk kemi tërheqje të ujërave sepse e tillë është natyra, jemi në një sipërfaqe nën nivel, por është pozitive që kemi një ulje të lehtë të nivelit disa centimetra dhe era që po fryn po e përshpejton çuarjen e ujërave drejt detit. Kemi gjithashtu një pozitivitet tjetër për sa i përket reshjeve, siç e shikoni nuk ka reshje në gjithë vendin, kjo ka bërë që situate në Lezhe të jetë shumë e përmirësuar, por këtu do të shkojë disi më ngadalë drejt përmirësimit. E rëndësishme është të mos kemi përmbytje në Fushën e Bushatit dhe gjasat janë që do të arrijmë ta evitojmë. Pavarësisht se reshjet do të shtohen sot dhe sidomos pasnesër në datën 11, por po bëhet një menaxhim shumë I mirë i kaskadës.
Advertisement
Pozitive sipas ministrit është ulja me disa centimetra e nivelit te ujit ndërsa sipas tij kaskada po menaxhohet mirë.
Nëse dëshironi një shifër ditën e djeshme prurjet në hidrocentrale kanë qenë rreth 4200m3/sec dhe kemi situatën që ju shihni. Ndërkohë para 10 vitesh është përmbytur pothuajse gjithë Shkodra për prurje pothuajse sa gjysma e këtyre. Rreth 2500m3/sec kanë qenë prurjet kur është përmbushur gjithë Bushati dhe ka qenë periudha dramatike për përmbytjeve.
Advertisement
Ushtria, shtoi ministri, është ne gatishmeri me grupe operacionale.
Kemi 260 trupa speciale vetëm nga FA, të specializuar në gatishmëri. Kemi rmbi 1200 trupa të angazhuara. Kemi rritur gatishmërinë, kemi kaluar një nivel më lartë, pra kemi dyfishuar gatishmërinë që para 3 ditësh, gjithashtu në rast se flasim në nivel kombëtarë të gjitha bashkitë kanë angazhuar dhe mobilizuar 1500 trupa të gatshëm
Advertisement