Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dha disa detaje nga takimi me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, që pati këtë të martë.

 

Peleshi u shpreh në rrjetet sociale se ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e dhënë për Shqipërinë për të luftuar me zjarret.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“SHBA është në krah të Shqipërisë edhe në këtë situatë të vështirë me zjarret, që ka prekur vende të ndryshme të botës. Prita sot, në bazën e Pashalimanit ambasadoren Yuri Kim, me të cilën ndamë shqetësimin për gjendjen. E falenderova ambasadoren për ndihmën që SHBA ka dhënë në pajisje dhe jo vetëm, për emergjencat civile. Mirënjohje për kontributin e ekipit amerikan të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të ndihmuar me përpjekjet e koordinimit dhe përgjigjes ndaj flakëve.”