Mbyllja e 13 të martave të pelegrinazhit në Kishën e Shën Ndout është kremtuar me lutje dhe besim në natën e festës së këtij shenjti.

Besimtarët në këtë natë flenë në vendin e shenjtë duke pritur 13 Qershorin, festën e Shën Ndout.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj, besimtarët tregojnë mbi mrekullitë që iu kanë ndodhur dhe dëgjuar, pas lutjeve në këtë kishë.

Policia e angazhuar për ruajtjen e qetësisë publike dhe shërbimi ambulator, treguan gadishmëri duke asistuar rastet e paraqitura, megjithatë trafiku rrugor, ishte një sfidë me vete pasi shkonte disa kilometra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kisha Shën Ndout në Laç vizitohet nga besimtarë të të gjitha besimeve, duke dëshmuar ndër të tjera harmoninë fetare që ekziston nder shekuj mes shqiptarëve./vizionplus.tv